logo
Kush janë deputetët e PD që "djegin" mandatin! Mustafaraj jep emrat e Tiranës dhe Shkodrës
Top Channel Albania

1,972 views

0 likes

Edi Rama mbledh të shtunën socialistët në Gjirin e Lalëzit, në një Asamble Kombëtare që pritet të jetë më shumë sesa një takim për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Vëmendja do të jetë veçanërisht te Tirana, ku zhvillimet rreth Erion Veliajt kanë lënë të hapur pikëpyetjen se kush do të jetë kandidati i socialistëve për kryeqytetin.

Por përtej zgjedhjeve, kjo Asamble zhvillohet në një moment jo të zakonshëm për Partinë Socialiste. Përplasja publike mes Ramës dhe Veliajt ka nxjerrë në pah krisjet brenda mazhorancës. Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Veliajt.

Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”. Ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku vijon përballjen e saj me drejtësinë.

Gjithashtu protestat dhe pakënaqësitë që kanë shoqëruar muajt e fundit qeverisjen, e vendosin Ramën përballë nevojës për të dhënë sinjale politike edhe për të vetët. Nga ana tjetër, edhe Partia Demokratike hap zyrtarisht garën për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit, duke vendosur si afat për propozimet 30 nëntorin.

A do të kemi në Asamblenë e radhës të socialistëve riorganizimin e strukturave dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore, apo do të ketë edhe ndryshime në qeveri?

Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të martë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top"

Autore dhe moderatore: Grida Duma

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK

For more content from click HERE: www.top-channel.tv

Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs

Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U

Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

#TopStory #GridaDuma #TopChannel